Dy makina u aksidentuan me njëra-tjetrën në Vlorë dhe për pasojë u lënduan dy drejtuesit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Novosel, në Panaja. Sipas policisë, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin me iniciale I. C. u përplas me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale Sh. B.

Dy shoferët u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Top Channel