Kinezi inskenon pengmarrjen e vetes në Singapor për t’i shpëtuar borxhit të kumarit (fotot)

11/03/2024 18:25

Një turist kinez akuzohet se ka tentuar të zhvasë para nga tezja e tij pasi kishte akumuluar borxhe të mëdha kumari teksa luante në Singapor.

Burri kinez është arrestuar tashmë nga zyrtarët në Singapor për inskenimin e pengmarrjes së tij për të shpëtuar nga një borxh bixhozi.

33 vjeçari Liu Changjian, duke pretenduar se e kishin marrë peng kërkonte 30,000 juan ($3500) nga tezja e tij Madam Liu Ya Bo në Kinë.

Ai kishte ardhur në Singapor me një vizë turistike më 1 mars dhe duhet të largohej pas një jave, por nuk e bëri këtë, sipas policisë.

Hetimet zbuluan se Liu kishte akumuluar borxhe bixhozi deri në 20 000 dollarë teksa qëndronte në qytetin-shtet.

Policia e Singaporit tha në njoftimin e saj se Liu nisi t’i dërgonte mesazhe tezes së tij ku hiqej se ishte pengmarrësi i tij.

Ai kishte vizituar shpesh kazinonë Marina Bay Sands dhe më pas kishte vënë në jetë planin e tij te genjeshtert, sipas dokumenteve zyrtare.

Tezja e tij në Kinë, kishte marrë një mesazh në platformën WeChat nga një person i panjohur që kërkonte një shpërblesë në këmbim të lirimit Liu, duke i treguar dokumentet e tij të identifikimit.

Gruaja kishte njoftuar babanë e Liu, që gjithashtu ndodhej në Kinë, i cili kontaktoi me autoritetet Singapor më 9 mars.

Sipas policisë, pas hetimeve e kontrolleve të gjera, zoti Lui u gjet “shëndoshë e mirë” në zonën e Marina Bay, vetëm tre orë pas njoftimit nga babai i tij.

Burri refuzonte akuzat e zhvatjes teksa doli në gjyq me video-lidhje, ndërsa përballet me deri në 10 burg nëse shpallet fajtor.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA