“Një grua me dritë”, Ema Andrea kujton aktoren Rezana Çeliku nga filmi “Një djalë dhe një vajzë” te puna në Bashki: Ai rol që e përndoqi, s’e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz
23/08 11:30
Qindra protestues pro-palestinezë u mblodhën në Los Anxhelos, pak orë para nisjes së ceremonisë së çmimeve “Oscars”.
Të zemëruar nga konflikti Izrael-Gaza, protestuesit dolën në rrugë dhe bllokuan qarkullimin përreth teatrit Dolby, ku mbahet eventi më i rëndësishëm i kinematografisë.
Me flamuj palestinezë në dorë, protestuesit bënë thirrje për ndalimin e luftës.
Mesazhet për Gazën u përcollën edhe në tapetin e kuq. Billie Eilish, Finneas O’Connell dhe Ramy Youssef, mbanin karfica të kuqe, të bëra nga fushata Artists4Ceasefire.
Top Channel