“E vrava, por ai më qëlloi i pari”, 23-vjeçari që vrau shqiptarin pranon krimin në Itali! Rrjet prostitucioni apo droge, pistat e Prokurorisë

11/03/2024 00:51

Mikea Zaka pranoi autorësinë e vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së tre të tjerëve në Itali.

23-vjeçari u vetëdorëzua në polici, në prani të avokatit të tij, ndërsa rrëfeu ngjarjen, që ndodhi në Frosinone. Në dëshminë e dhënë, i riu u shpreh se qëlloi për t’u vetëmbrojtur, pasi i pari që kishin qëlluar me armë ndaj tij ishte viktima, Kasem Kasmi.

“Ervini dhe Kaseni ishin ata që më sulmuan, unë qëllova për t’u mbrojtur. Hodha armën nga ura mbi lumin Cosa në Via Verdi”, tha ai.

Ndërkohë arma e krimit përfundoi në një landfill, por që nuk është gjetur ende.

23-vjeçari prej disa vitesh ka qenë pjesë e një bande të trafikut të drogës në Ciociaria. I riu ka një djalë dy vjeçar me një grua nga Frosinone, shkruajnë mediat italiane. Dy shqiptarët e tjerë që ndodheshin me të, janë shpallur në kërkim.

Pavarësisht raportimeve paraprake se sherri ndodhi për një grua, Prokuroria nuk po e heton këtë pistë. Hipoteza e hetuesve është se pas të shtënave ka një grindje që lidhet me kontrollin e shpërndarjes së drogës ose prostitucionit. Viktima Kasem Kasmi njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’.

Top Channel