Policia greke ka arrestuar 21 të rinj, disa prej tyre nën moshën 17-vjec, pasi kanë sulmuar dy persona transgjinorë në sheshin Aristoteli në qendër të Selanikut.
Pamjet nga rrjetet sociale tregojnë se dhjetëra të rinj kanë sulmuar verbalisht në fillim dy personat transgjinorë të moshës 21-vjeç dhe më pas kanë dashur ti dhunojnë duke hedhur drejt tyre sende të forta, ndërsa ata kanë hyrë në një prej restoranteve të zonës ku personeli ka njoftuar forcat policore.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar mbi 25 persona në rajonin e policisë disa metra më larg, nga të cilët 21 prej tyre u arrestuan. Mes tyre janë edhe 13 shqiptarë të identifikuar si Orgito Trupja, 21 vjeç, Andrea Nuredini, 22 vjeç, Kristjan Selmani, 18 vjeç, Mario Rapaj, 18 vjeç, Fabio Hoxha, 18 vjeç, Leandro Kurto, 18 vjeç, A. J., 17 vjeç, A. J, 15 vjeç, K. K, 15 vjeç, Klajdi Facja, 19 vjec, Uendi Sota, 19 vjeç, Serxhio Dragoti, 18 vjec dhe Rivaldo Brahimaj, 19 vjeç.
Të arrestuarit e tjerë mësohet se janë grekë, nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe një qipriot. Çështjen e ka marrë në dorëzim Departamenti Kundër Dhunës Raciste pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Selanik. Të arrestuarit pritet të dërgohen tek prokurori në orët në vijim. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “lëndim i thjeshtë trupor i kryer dhe në tentativë”, “fyerje” dhe “kanosje”, në kombinim me rastin e rëndë të nenit 82A të Kodit Penal “Krim me karakteristika raciste”.
Top Channel