Rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone… ekstradohen dy persona nga Gjermania dhe Britania! Mes tyre një i dënuar me 5 vite burg

10/03/2024 11:20

Dy shtetas shqiptarë të dënuar apo akuzuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania në Shqipëri.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se,  zyra e Interpolit në Tiranë në bashkëpunim me Wiesbaden dhe Manchester, ka mundësuar ekstradimin nga Gjermania të Abedin Bacjes, 34-vjeç, lindur në Fier dhe i dënuar me pesë vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Dhe nga Britania të një 43-vjeçari nga Mati, me inicialet R.M., i akuzuar për dhunë në familje dhe shkatërrimi i pronës.

Në vitin 2013, Bacja  dhe 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet, shtetasin A. Xh.. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e shtetasit A. Xh., nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro.

Ndërsa shtetasi R. M. vitin 2021, ka goditur me levë hekuri në kokë dhe në trup kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.

Top Channel