Aksidentohet një tjetër urban në Tiranë! Autobusi i Unazës merr para motorin dhe përplaset me pemën

10/03/2024 10:44

Një tjetër aksident ku është përfshir një mjet i transportit urban ka ndodhur në kryeqytet.

Ngjarja është shënuar rreth orës 10.00 në rrugën “Ferid Xhajko” ku një autobus urban i linjës së “Unazës së Re” ka humbur drejtimin dhe është përplasur fillimisht me një pemë anës rrugës dhe me një motor të parkuar.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.  Policia shkoi menjëherë në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit është ndjerë keq dhe ka tentuar të parkojë autobusin anës rrugës kur është përplasur me pemën dhe me motorrin e parkuar.  Edhe më herët në kryeqytet janë shënuar aksidente të ngjashme ku të përfshirë kanë qënë mjetet e transportit urban.

Top Channel