Vinin baste sportive në mënyrë të paligjshme nëpërmjet telefonave, vihen në pranga dy persona

10/03/2024 15:57

Dy persona janë vënë në pranga pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive nëpërmjet celularëve.

Në kuadër të operacioni policor i koduar “Games”, të bërënga Komisariati i Policisë Nr. 6 të Tiranës, u sekuestruan celularët që përdornin.

Të arrestuarit janë shtetasit E. S., 31 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokale në Unazë të Re, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA