Të paktën 10 të vdekur e po aq të zhdukur nga rrëshkitjet e papritura në ishullin Sumatra të Indonezisë (fotot)

09/03/2024 18:33

Shira të rendë e të dendur kanë shkaktuar rrëshqitje të papritura toke në ishullin indonezian Sumatra që kanë vrarë të paktën 10 njerëz dhe kanë lënë të zhdukur 10 të tjerë.

Sasi të mëdha balte, gurë e pemë të shkulura nga rrënjët vërshonin mbrëmë nga poshtë malit duke rënë në lumin që doli nga shtrati.

Uji mori përpara disa fshatra në zonën Pesisir Selatan në perëndim të Sumatra, tha zyrtari vendas i emergjencave Doni Yusrizal.

Grupet e shpëtimit nxorrën trupat e viktimave nga zona e goditur më rëndë Koto XI Tarusan, dhe dy të tjerë në fshatin pranë saj, sipas zyrtarëve. Dhjetë njerëz janë ende të humbur.

Ata shtonin se mijëra vetë janë detyruar të vendosen në një strehë të përkohshme qeveritare pasi disa mijëra shtëpi janë përmbytur nga uji.

Kjo nuk është hera e parë vitet e fundit që përmbytjet e rrëshkitjet e dheut godasin në mënyrë vrasëse në Indonesi.

Në 2023 një sasi masive e papritur reshjesh  la dhjetra të vdekur në njësinë e largët indoneziane Natuna ku balta përfshiu fshatin.

FOTO GALERI
2/3
Grupet e shpëtimit nxorrën trupat e viktimave nga zona e goditur më rëndë Koto XI Tarusan, dhe dy të tjerë në fshatin pranë saj, sipas zyrtarëve. Dhjetë njerëz janë ende të humbur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA