Pas mbledhjes me ministrat dhe kryebashkiakët në Shkodër, Rama inspekton mjediset e jashtme të stadiumit “Loro Boriçi”

09/03/2024 12:24

Kryeministri Rama është shkëputur për disa minuta nga mbledhja e qeverisë dhe i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci dhe Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri inspektuan mjediset e jashtme të stadiumit “Loro Boriçi”.

Kryeministri u njoh me gjendjen aktuale te stadiumit ndërsa u ndal edhe në tregun e Zdrales. Tregu pritet të prishet sepse do t’i nënshtrohet një projekti transformues të të gjithë zonës.

“Me projektin e Zdrales që fillon këtu, kësaj zone duhet t’i jepet jetë”,  u shpreh Kryeministri teksa u njoh edhe me ecurinë e deritanishme të disa prej projekteve të tjera.

Kujtojmë se në mbledhjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër e cila nisi në orën 10:00 ishin të pranishëm edhe kryebashkiakë të së djathtës.

Në orën 10.00 takimin e hapi kryeministri Rama me fjalën e tij, e parashikuar 30 minuta dhe më pas mori fjalën ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbion Mazniku.

Nëntë tryeza pune do të bëjnë bashkë ministra, zv/ministra dhe kryebashkiakë me fokus diskutimesh të sektorëve kryesorë.

Sipas agjendës, takimi mbyllet me fjalën e kryeministrit Rama që nis në orën 17.30 dhe pritet të zgjasë 60 minuta.

Të zgjedhurit e të djathtëve, Hilë Curri i Fushë Arrëzit, Rrok Doda i Pukës, Albert Mlyshi i Mirditës dhe Fisnik Qosja i Kavajës, kryebashkiaku i Hasit, Miftar Dauti dhe ai i Memaliajt, Albert Malaj i  janë përgjigjur pozitivisht ftesës së qeverisë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA