LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin
Një aksident ka ndodhur në Tepelenë.
Një 41-vjeçcar ka humbur kontrollin e automjetit në aksin rrugor “Krahës-Malas”. Si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është plagosur shoferi me iniciale E. M., dhe dy pasagjeret. Sipas polcisë të tre personat janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 15:05, në aksin rrugor “Krahës-Malas”, shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai. Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel