Nuk trembemi nga Kremlini, thotë kryeministri grek Mitsotakis (fotot)

08/03/2024 16:48

Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis tha sot se Rusia nuk do t’ia dalë të intimidojë komunitetin evropian, teksa mbante një fjalim në konferencën e grupit Partia Popullore Evropianë në Bukuresht, shkruan rrjeti ERT News.

“Ne duhet të kemi vetëm një mesazh për Kremlinin: nuk na intimidoni dot, do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe qytetarët e saj sa të jetë e mundur, jemi të bashkuar në këtë vendim”, tha mes të tjerash Mitsotakis.

Ai shtonte e BE nuk do të pranojë shkelje të ligjit ndërkombëtar apo shkelje të kufijve.

Greku i referohej episodit të 6 marsit kur një raketë ruse raportohet se shpërtheu rreth 1 km pranë vendit ku autokolona e tij dhe e presidentit Volodymyr Zelenskyy po kalonin gjatë një vizite në portin e Odesa në jug të Ukrainës.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA