Miku i familjes mbretërore: Elias nuk i takon asnjë pasuri e patundshme e Princ Lekës! Ai i ka dhënë 300 metra tokë dhe…

08/03/2024 09:27

Ish-kreu i Legalitetit Ekrem Spahiu i ftuar në “Breaking” në Top News, ka folur për sherrin në familjen mbretërore dhe divorcin e Princ Lekës nga Elia Zaharia.

Sipas tij, Elia Zaharia nuk meriton asnjë pasuri të patundshme sepse Princi i ka të trashëguara të gjitha nga mbreti. Por Princ Leka sipas Spahiut është treguar “mjaft i mirë dhe i ka dhënë Elias një tokë 300 metra pranë një hoteli në Tiranë, një ambient biznesi dhe disa të tjera. Madje ka paguar detyrimet e vajzës dhe do vazhdojë ta financojë gjatë gjithë jetës.

Ekrem Spahiu: Princi është treguar shumë i kujdesshëm edhe në këtë proces divorci të shkojnë të paqtë të mos ketë probleme si për vajzën, si për pronën dhe për zgjidhjen e martesës. Konkretisht është nënshkruar para noterit marrëveshja për zgjidhjen e martesës me dakordësinë  e dy palëve. Kontrata ka të bëjë edhe për pronat edhe për trajtimin e vajzës. Sikurse e thashë Elias nuk i takonte asnjë gjë nga pasuritë e tundshme të familjes mbretërore sepse princi i ka të gjitha të trashëguara nga mbreti. Por duke patur predispozitën maksimale, që pas divorcit ajo të kalojë një jetë të mirë dhe vajza me të gjitha detyrimet. I ka dhënë sipas kontratës një sipërfaqe banimi rreth 300 metra mbas një hoteli. E dyta i ka dhënë edhe në ambient për biznes edhe disa të tjera, krejtësisht me dëshirën e tij dhe të gjitha detyrimet e vajzës ia ka dhënë që para disa muajsh, domethënë një shumë parash vetëm në dispozicion të vajzës dhe do e trajtonte me financa gjatë gjithë kohës.

Top Channel