Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Delvinë këtë mëngjes, ku një automjet ka përplasur punonjësen e pastrimit të kësaj bashkie.

Sh. H. është transportuar fillimisht në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës dhe më pas ka ndërruar jetë.

58-vjeçarja kishte pësuar ka fraktura dhe hemorragji në kokë dhe frakturë të këmbës së djathtë.

Sipas informacioneve, 58-vjeçarja është goditur nga makina sapo ka dalë nga shtëpia.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi pikërish më 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

 

Top Channel