Shqipëria feston “Ditën e Mësuesit” më 7 Mars, 137 vite më parë u hap shkolla e parë shqipe në Korçë

07/03/2024 08:31

Në të gjitha shkollat e vendit festohet sot 7 Marsi, ku organizohen aktivitete festive në shenjë mirënjohjeje për punën e mësuesve në edukimin e brezit të ri.

Festa vjen në ditën kur 137 vjet më parë në qytetin juglindor të Korçës u hap Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, një ngjarje me rëndësi kulmore për përpjekjet e popullit shqiptar për të ruajtur gjuhën dhe alfabetin e vet.

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve nën sundimin osman ishte rreptësishtë i ndaluar, shkolla e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet.

Drejtuesit e saj ishin figura të njohura të Rilindjes Shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj. Kontributi i madh që këta patriotë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që kishin. për të përhapur diturinë mes njerëzve.

Top Channel