Rama uron 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit” i kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik

07/03/2024 11:04

Sot është 7 Marsi, dita e mësuesit! Me rastin e kësaj feste kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihen nxënësit e shkollave të Tiranës duke kënduar “Himnin e Mësuesit” së bashku me korin e Liceut Artistik.

Me këtë këngë kryeministri Rama uron të gjithë mësuesit nga çdo trevë e krahinë e Shqipërisë dhe i shpreh mirënjohjen më të thellë dhe respektin.

“Mirëmëngjesi dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel