“Princi ka disa muaj që është larguar nga rezidenca”, ish-kreu i Legalitetit tregon si ndodhi sherri: Ai shkoi të takonte princeshën

07/03/2024 20:13

Ish-kryetari i Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia ka komentuar konfliktin mes princ Lekës dhe Elia Zaharisë, duke u shprehur se ka dijeni për ngjarjen pasi ka qenë shpesh pranë familjes mbretërore.

Ai rrëfeu në emisionin “Breaking” në Top News se gjithçka nisi pasi Princi Leka vuri re se në ndërtesën mbretërore, të cilën ia ka lënë familjes Zaharia vuri re se ishin hapur disa dollape, pasi kishte shkuar për të takuar vajzën.

Ai tha se në një pallat mbretëror, brenda dollapëve ka sende të çmuara dhe me vlerë, ndaj Princi u revoltua dhe kërkoi të komunikojë me babanë e Elias.

“Ai ka shkuar të takojë princeshën Geraldina në katin e dytë. U ka lënë edhe shtëpinë, ka disa muaj që është larguar nga rezidenca pikërisht për të shmangur këto probleme. Në momentin që ka shkuar i ka parë hapur dollapet, ka thënë ‘pse janë hapur këto?’. Rezidenca është një familje që ka edhe muze, ato janë me vlera, janë relike të çmuara. Ai s’ka marrë asnjë, shtëpia e tij është. Në momentin që është takuar me vajzën, vajza i ka thënë se gjyshi më ka thënë ‘këtë, këtë’, fjalë që unë nuk mund t’i them sot në studio. Në këtë moment ai ka thirrur, dhe ka nisur konfrontimi, i ka thënë nuk do dal unë, por do dalësh ti jashtë.

Dëshira jonë ishte që Princi të vazhdonte traditën duke u martuar me një vajzë nga familje mbretërore. Nuk u bë e mundur. Ne menduam për nja dy vajza të mira nga familje të larta të Kosovës. Megjithatë ai zgjodhi dëshirat e tij dhe u martua me vajzën që mendonte se ishte mirë. Erdhi një moment, Princi është një njeri që, pavarësisht se unë kam ato bindje, ai është një njeri i mirëarsimuar, i kulturuar, i qytetëruar, që nuk mund të thotë një fjalë të keqe”, tha Spahia.

 

Top Channel