Pas vdekjes së prezantuesit të degës skoceze të BBC, Nick Sheridan kryeministri vendor Humza Yousaf i bënte homazh Sheridan sot në parlament duke e quajtur “gazetar e autor shumë i talentuar”.
Edhe ish-kryeministrja Nicola Sturgeon shprehte keqardhjen për fytyrën e njohur televizive që të gjithë e kujtonin si një “djalë i dashur”.
Gazetari i njohur dhe autor me origjinë nga Irlanda kishte humbur ndjenjat teksa vraponte thanë miqtë e tij.
Kjo raportohet se i kishte ndodhur dhe një herë tjetër para dy javëve teksa kishte kaluar një aneurizëm në tru (bllokim venash), shkruan rrjeti Daily Mail.
BBC Scotland njoftoi vdekjen e tij duke thënë se Sheridan kishte vdekur nga një ‘sëmundje e shkurtër’, pa dhënë detaje të tjera.
Kolegia e tij në disa programe Fiona Stalker, i bënte homazhe të ndjera gazetarit duke postuar fotot e të dyve. “Nuk kam fjalë, ai duhej shumë nga të gjithë, jam e lumtur për çdo minutë që kam qenë me të”.
Ai kishte prezantuar programe si ‘Drivetime’, ‘Lunchtime Live’ ndërsa më vonë shkroi një seri librash për fëmijë të quajtur “Treni i arratisur”, shkruan rrjeti BBC.
Postimi fundit i të ndjerit më 24 shkurt thoshte: “Jam në transmetim nga ora 8 me programin ‘Good Morning Scotland’, për të reflektuar mbi 2-vjetorin e luftës në Ukrainë”.
Zyrtarët thanë se po hetojnë për shkakun e saktë të vdekjes se pashpjeguar.
Top Channel