Ditën e sotme Vëllai i Madh vendosi që sfida e kësaj jave e buxhetit të ishte ndalimi i përdorimit të fjalës “të brendshme” ose sinonimet e saj, pasi prej fillimit është bërë ‘kryefjala’ e këtij edicioni.

Kjo do të ishte deri ditën e hënë dhe do të fitonin 100% të buxhetit. Për çdo herë që do të përdorej fjala do të ulej 10% nga buxheti.

Sfida nuk është zbatuar nga banorët, të cilët e thyen rregullin, i pari ishte Juli dhe më pas banorët e tjerë duke mbetur kështu pa buxhet.

Buxheti ka nxitur debate të forta mes banorëve, ndërsa Juli ka dënuar veten duke thënë se do qëndrojë pa cigare këtë javë.

Edhe javën e shkuar, ata ‘mbijetuan’ vetëm me 10% të buxhetit, pasi Juli lexoi gabimisht zarfin me misionin e fshehtë që i ishte dhënë Heidit dhe Eglës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA