EMRI/ Përplasi efektivët kur po transportonte drogë, policia iu përgjigj me zjarr, zbulohet identiteti i shqiptarit

07/03/2024 18:14

Është zbuluar identiteti i 26 vjeçarit shqiptar, i cili ditën e sotme u përplas me skuadrën “DIAS” të policisë greke, në tentativë për t’iu shmangur kontrollit.

Policia u detyrua të hapte zjarr ndaj gomave të mjetit deri sa arriti të kapte shqiptarin, ndërkohë që i sekuestroi 20 kg marijuanë të fshehur në makinë.

Sipas burimeve policore, 26 vjeçari i arrestuar është Redon Alfred Myrdini nga Fieri. Myrdini është shoqëruar në Komisariatin e Agio Pantaleimona, ndërkohë që hetimet ndaj tij vazhdojnë. Nga përplasja e mjeteve dhe të shtënat me armë, nuk pati persona të lënduar.

Top Channel