Ne kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 1, ku u dogjën pjesërisht 2 automjete të parkuara, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të djegies së automjeteve dhe vijon puna për kapjen e tij.

Sipas policisë 34-vjeçari është i dënuar më parë për tentativë vrasjeje.

Policia dyshon se ky shtetas, rreth orës 05:00 të ditës së merkure, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B., 32 vjeç dhe J. B., 35 vjeç, banues në Cërrik (vëllezër).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA