Çfarë do të ndodhë në Bashkinë e Himarës pas dënimit të Belerit?! Ish-kreu i KQZ tregon hapat dhe skenarët

07/03/2024 11:41

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, ka treguar se çfarë do të ndodhë me bashkinë e Himarës, pas dënimit të Fredi Belerit.

I ftuar në “Top Talk”, ai u shpreh se me vendimin e dhënë pak ditë më parë nuk ndryshon asgjë, sepse ky vendim do të ankimohet. Ai sqaron se pasi të merret vendimi edhe në Apel, atëherë nëse Beleri dënohet dhe shpallet i fajshëm, do të mbahen zgjedhje të reja. Ndërkohë nëse ai shpallet i pafajshëm, atëherë do të shkojë dhe do të betohet, duke marrë kështu mandatin e tij 4 vjeçar.

“Vendimi i marrë në shkallë të parë, është një fazë drejt zgjidhjes së problemit. Për sa kohë problemi mund të ankimohet, dhe siç e kanë deklaruar se do ta ankimojnë, problemi do të trajtohet në shkallën e dytë dhe pastaj e përfundon çështjen. Pa u marr vendimi në shkallën e dytë, Beleri prezumohet i pafajshëm.

Kjo do të thotë se e efekti i vendimit për sa i takon çështjes së bashkisë, është zero. Ky vendim nuk prodhon asnjë ndryshim. Deri sa të përfundojnë procesi deri në fund, atëherë mund të flasim se çfarë mund të ndodhë me bashkinë Himarë. Nëse nuk është i fajshëm do të shkojë të betohet, nëse është i fajshëm, i ndërpritet mandati. Më pas presidenti shpall datën se kur mund të mbahen zgjedhje të reja. Ndërkohë në këtë fazë që jemi, betimi nuk ka afat”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA