Pamjet/ Momenti i ekstradimit të Gëzim Çelës, narkotrafikanti shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

07/03/2024 13:06

Këto pamje tregojnë momentin e ekstradimit të Gëzim Çelës, ish-oficeri i Forcave Speciale, i njohur ndryshe si ‘Baroni’ për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Efektivët e Policisë së Shtetit po e pritën Çelën në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës, nën masa të rrepta sigurie, ku u bë dorëzimi nga pala kosovare.

“Baroni i drogës” u vu në pranga në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku narkotrafikanti kishte gjetur strehim, ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pasi nuk mundi te vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”.

Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me Kokainë.

Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90. Dikur ish punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.

Top Channel