Të shtëna me armë ka pasur mëngjesin e sotëm edhe në fshatin Cukas të Lushnjës.

Sipas burimeve drejt vendngjarjes janë nisur dy ambulanca, ndërkohë që për momentin raportohet vetëm për një të plagosur.

Sipas burimeve për Top Channel, një sherr ka ndodhur mes dy vëllezërve, ku njëri prej tre ka mbetur i plagosur në kokë me armë zjarri. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës.

 

Top Channel