Mamaja vret djalin 6-vjeçar gjatë një rituali satanik! Ajo dhe bashkëshorti besonin se vdekja e tij do i çonte në një var prej ari të…

06/03/2024 11:09

Një nënë që vrau djalin e saj gjashtë vjeçar në një sakrificë satanike në Kolumbi, po përballet me burgim të përjetshëm.

Nëna e Maximiliano Tabares, Sandra Patricia Caro Perez dhe partneri i saj Fabian Andres Carmona Ramirez, e rrahën për vdekje fëmijën gjatë një rituali dy-ditor për ta “çliruar nga shpirtrat e këqij”. Në një gjykatë në Antioquia, Kolumbi, u tha se çifti besonte se vdekja e tij do t’i çonte në një varr prej ari të fshehur. Trupi i dhunuar i Maximilianos u zbulua në një varr të fshehur në fshatin Segovia në tetor 2022. Nëna dhe njerku i tij sunduan një kult satanik të quajtur ‘Los Carneros’ ose ‘Dështë’, duke përdorur kukulla vudu dhe libra me magji.

Katër persona të tjerë të lidhur me sektin, mes tyre gjyshja e Maximilianos dhe partneri i saj, u arrestuan në hetimin e policisë. Të dy Perez dhe Ramirez u shpallën fajtorë për torturën e rëndë, vrasjen dhe rrëmbimin e Maximiliano në një seancë dëgjimore më 4 mars. Ata u lanë në paraburgim dhe do të dënohen në një seancë të mëvonshme, por të dy përballen me burgim të përjetshëm. Gjyshja e Maximilanos nga nëna Damaris Estela Perez Escalante dhe partneri i saj Fabian Alberto Monsalve u liruan nga gjykatësi.

Kur Maximilano u zhduk për herë të parë në shtator 2022, nëna e tij pretendoi se ai kishte shkuar në dyqan për të blerë mëngjes, por nuk ishte kthyer më në shtëpi. Ajo njoftoi drejtoreshën e shkollës  se djali i saj i vogël ishte i sëmurë atë ditë dhe nuk mund të hynte. Më vonë ajo shkoi në rrjetet sociale për të thënë: Mbreti im, shpresoj që Zoti të kujdeset për ty kudo që të jesh dhe njerëzit zemërkeq që të larguan nga unë, të pendohen. Jezus, kujdesu për mua Atë i Shenjtë.

Policia duke kryer kontrolle në shtëpinë e fëmijës gjeti sende të lidhura me adhurimin okult.

Një oficer tha për mediat lokale: Njerëzit që jetonin atje na thanë se cila ishte dhoma e njerkut. Me të hyrë kishte foto të shenjtorëve. Brenda një çante shpine, ky person kishte një kukull prej lecke, një nga ato që përdoreshin për praktika okulte. Ishte një figurë njerëzore. Madje kishte fytyrën dhe pikën ku shkon zemra të theksuara me bojë stilolapsi. Me sa duket ai person i ka kryer këto aktivitete me libra për magji. Ishte një i quajtur “Superlibri i Magjisë së Errët” (“Superlibro de Magia Oscura” në spanjisht). Ishin tre libra magjikë, nga botues të ndryshëm.

“Njerku kishte gjithashtu dy shishe ku mbante kafshë të ngordhura, përfshirë akrepat dhe centipedat, të cilat i mbushite me alkool dhe lëngje të tjera”, tha policia.

Hetuesit gjetën gjithashtu informacione që tregonin se familja besonte se djali i ri kishte ‘demonë’ që duhej të dëboheshin nëse donin të gjenin sukses në biznesin e minierave.

Qeveria e Antiokias gjatë një deklarate në tetor 2022, ka thënë: Gjatë hetimit, u zbulua se disa anëtarë të familjes, përfshirë nënën e fëmijës, gjyshen së bashku me partnerin e saj dhe njerkun e fëmijës, ishin pjesë e një sekti, i njohur si ‘Los Carneros’, i cili përveç praktikave ezoterike merrej me biznesin e minierave. Njerku mendohet të jetë lideri i sektit dhe me sa duket jepte urdhra dhe ushtronte kontroll mbi të tjerët.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA