Kori i fëmijëve për festat/ Mes tyre vogëlushët e talentuar të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” dhe të shkollës “Osman Mydeziri”

06/03/2024 17:43

Një koncert dhe bashkëpunim i vecantë u realizua midis korit të fëmijëvë të shtëpisë së fëmijës Zyber Hallulli dhe korit të shkollës Osman Mydeziri, në prag të festave të 7/8 marsit.

Repertori nën drejtimin artistik të Bujar Alliut i kushtohej këngëve për mësuesen dhe këngës së nënës.

Disa prej këngëve u kënduan më vete nga të dy koret përkatës e të tjerë sëbashku duke krijuar kështu një atmosferë të veçantë. Dhe duke i hapur rrugën bashkëpunimeve të tjera.

Përreth një orë program fëmijët i paraprinë festave të marsit, dhe përshëndetën kështu gjithë të afërmit, dhe prindërit e pranishëm në koncert.

Top Channel