Detajet/ Sherr mes dy vëllezërve në fshatin Çukas të Lushnjës, vëllai qëllon me armë në kokë 60-vjeçarin! I plagosuri në gjendje të rëndë

06/03/2024 08:58

Dy vëllezër nga fshati Cukas i Lushnjës me mbiemër Musai janë zënë me njëri-tjetrin, ku kanë përfunduar edhe në përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas burimeve për Top Channel, njëri nga vëllezërit 60 vjeç mbeti i plagosur në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës, ku po i nënshtrohet një operacioni.

Motivi i sherrit mes dy vëllezërve mendohet se ka qenë prona, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.

 

Top Channel