Në fund të vitit 1949 u takuan dy diktatorë.
Njëri quhej Enver Hoxha nga Shqipëria. Tjetri Josif Stalin i Bashkimit Sovjetik.
Takimi u zhvillua në Sukumi, një qytet në Detin e Zi. Sot Sukumi është “kryeqytet” i Abhazisë. Sipas Moskës “Republika e Abhazisë” është e pavarur.
Sipas Gjeorgjisë dhe shumicës së vendeve anëtare të OKB-së, Abhazia është pjesë e Gjeorgjisë.
Enver Hoxha u mahnit nga pritja që i bëri Stalini. U habit që Stalini nuk kishte shërbëtor dhe “ngrihej në këmbë vetë merrte gjellën, priste zogun duke qëndruar në këmbë, ulej, qeshte, bënte shaka dhe ta bënte zemrën behar”.
– Detajet nga ky takim burojnë nga libri “Nga Stalini te Mao. Shqipëria dhe bota socialiste” të historianit Elidor Mëhilli. (E.Robelli)
Top Channel