Objektet ishin në zonën polake të liqenit Mazury, nga 30 deri në 100 km larg kufirit me territorin e shkëputur rus të Kaliningrad.
Mediat polake raportonin sot se tre objekte të paidentifikuar që ngjanin me ‘ballonë moti’ ose ballonë survejijmi, janë gjetur në verilindje të vendit, disa prej të cilave me mbishkrime në ‘gërrma cirilike’.
Zhvillimi vjen disa muaj pasi Kina ka dërguar një ballon të ngjashëm spiun që fluturonte mbi SHBA, para se të rrëzohej në brigjet lindore atje.
Por mediat polake siguronin sot se ballonët “nuk kishin aparate të veçanta survejimi apo spiunazhi”.
Emilia Plawska e policisë së Szczytno tha se ishte njoftuar ushtria për të nisur inspektimet e detajuara.
Policia e Ostroda tha se objektet ishin ballonë moti.
“Një objekt ra mëngjesin e sotëm në fushën e Milakowo, që tashmë konfirmojmë se ishte një ballon meteorologjik,” tha një zëdhënës për agjencinë Reuters.
Edhe zëdhënësi i policisë rajonale Rafal Jackowski, tha se kishte pasur dhe më parë ‘incidente’ me ballonët meteorologjikë në zonë.
Më herët Polonia ka akuzuar se ka pikasur ‘ballonë spiunë të Bjellorusisë’ pranë territoreve të saj.
Polonia kufizohet me Ukrainën e cila lufton me Rusinë në rajonet lindore.
Top Channel