Kryesia e Rithemelimit i hap rrugën emërimit të Bardhit dhe Gjekmarkajt si nënkryetarë partie

05/03/2024 17:16

Kryesia e Rithemelimit e mbledhur pasditen e sotme ka votuar pro propozimit të ndryshimit të dy neneve të statutit që i hapin rrugën emërimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë.

Në mbledhjen e kryesisë nuk munguan debatet dhe për shkak të tyre mbledhja e këshillit u shty me një orë.

Si rezultat i debateve u vendos që këto ndryshime të bëhen me dispozitë tranzitore dhe të aplikohen vetëm për këtë rast.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga zbardhi një ditë më parë dy nenet e statutit të Rithemelimit.

Konkretisht në nenin 47 të statutit, shtohet një pikë sipas të cilës kryesia e grupit parlamentar të bëhet pjesë e kryesisë së Rithemelimit.

“Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, deri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47”, thuhet në pikën 3 që shtohet në nenin 47.

Në të njëjtën kohë shtohet edhe një paragraf në nenin 51 që i hap rrugën emërimit si nënkryetarë të partisë, kreut të grupit parlamentar dhe nënkryetarit demokrat të Kuvendit

Dy nenet që ndryshojnë:

Në nenin 47 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon;

Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta të fundit kuptohet me vendim Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, dëri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.

Në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon. “Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit. Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike të Rithemelimit sipas ndryshimeve të reja statutore që u miratuan janë:

Gazment Bardhi – Kryetar i Grupit Parlamentar

Ervin Salianji – Nënkryetar i Grupit Parlamentar

Agron Gjekmarkaj – Nënkryetar i Kuvendit

Zheni Gjergji – (Kryetare, Komisioni i Shëndetësisë)

Dhurata Çupi – (Zëvendës kryetare, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë)

Helidon Bushati – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin)

Tomorr Alizoti – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Politikën e Jashtme)

Ferdidant Xhaferri – (Zëvendës kryetar, Komisioni për Sigurinë Kombëtare)

Jorida Tabaku – (Kryetare, Komisioni për Çështjet Evropiane).

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA