Incident diplomatike në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon ceremoninë për të shmangur përplasjen
Dy njerëz kanë vdekur pas një përplasjeje në ajër të dy avionëve në Kenia.
Avioni më i madh që mbante 44 njerëz në bord fluturonte drejt rezortit turistik Diani kur u përplas papritur me avioni me një helikë Cessna 172, ku gjendeshin dy viktimat, duke kryer një mësim pilotimi.
Policia tha se pasagjerët e avionit Dash 8 kishin dëgjuar një zhurmë në pjesën e prapme prandaj kishin vendosur të ktheheshin në aeroport, kur dhe u përplasën me mjetin Cessna 172, që i përkiste shkollës së fluturimit 99 Flying School.
Policia tha se 39 pasagjerët dhe pesë anëtarët e ekuipazhit të mjetit Safarilink ishin evakuar pa lëndime.
Kreu i policisë së Nairobi, Adamson Bungei tha: “Një nxënës dhe një instruktor në avionin e shkollës së pilotimit kanë humbur jetën në incident.’
Bungei nuk dha më shumë detaje por besohet se të dy avionët ishin ngritur nga i njëjti aeroport dhe kthimi papritur i avionit të pasagjerëve ka shkaktuar aksidentin e rëndë.
Policia tha se vijon hetimet për ngjarjen teksa pamjet nga vendngjarja tregonin shkatërrimin e avionit të vogël që thuajse nuk njihej që ishte i tillë.
Një zëdhënës i grupit Safarilink Aviation nuk përmendte përplasjen në deklaratë: “Pas ngritjes sot në 9:45 u dëgjua një zhurmë e fortë në pjesën e prapme dhe ekuipazhi vendosi të kthehej në aeroportin Nairobi-Wilson për të inspektuar gjendjen, dhe u ul pa probleme. “
Ai shtoi se po bashkëpunojnë me autoritetet për incidentin.
Top Channel