Arrestimi i Liam Osmanit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri krijoi shumë diskutime ditët e fundit.
Spektakli i kësaj të marte nisi pikërisht me këtë temë të ndjeshme, ku drejtuesi i programit, Ledion Liço tha se nëse Liami lirohet mund edhe të jetë sërish pjesë e programit.
“Ky program televiziv nga sezoni në sezon na gjen të papërgatitur, është i paarashikueshëm edhe prej kësaj që ndodhi ditën e diel, çështja vijon të jetë në instancat e gjyqësorit, ekziston një mundësi që Liami të dalë, dhe nëse ndodh që mund të jetë i lirë dhe nuk i dihet mund të jetë në Big Brother”, tha Ledioni.
“Është një ngjarje e pazakontë, personi edhe nuk akuzohej për ndonjë vepër të rëndë penale por Bigu bën edhe këtë punë, t’ua bëjnë punën më të lehtë organeve”, tha Arbri.
Tema u trajtua një natë më parë në emisionin në Top Story, ku avokati mbrojtës i Liam Mandiaro, Dritan Shehaj u shpreh se ka një handikap të madh në procedurat që janë ndjekur për të vendosur para drejtësisë klientin e tij.
Sipas Shehajt, nga pikëpamja juridike vendimi duhet të rishikohet në tërësinë e tij për dy arsye: Është hetuar, gjykuar dhe dënuar në mungesë, dhe e dyta sepse nuk është konstatuar në asnjë moment që personi është shtetas i huaj, jo shqiptar.
Top Channel