U arrestua në Big Brother, mbrojtja e Mandiaros: Tani është shtetas gjerman, procedura duhet të bjerë. Gazetarja: Nuk është hera e parë që SPAK…

04/03/2024 22:48

Avokati mbrojtës i Liam Mandiaro, Dritan Shehaj është shprehur se ka një handikap të madh në procedurat që janë ndjekur për të vendosur para drejtësisë klientin e tij.

Sipas Shehajt, nga pikëpamja juridike vendimi duhet të rishikohet në tërësinë e tij për dy arsye: Është hetuar, gjykuar dhe dënuar në mungesë, dhe e dyta sepse nuk është konstatuar në asnjë moment që personi është shtetas i huaj, jo shqiptar.

Pjesë nga biseda:

Shehaj: Që në momentin që ka hyrë në Rinas, Liam është futur me të njëjtin emër, mbiemër, emrin e babait, datëlindjen, vendlindjen, thjesht pasaportën ka ndryshuar. Këtu nuk është çështja te veprimet e policisë sepse në çdo moment tjetër që do të ndalohej Liami, përveç pjesës së hyrjes në aeroport është veprim i gabuar. Nëse duhet kapur, çështja do të kapet në burim. Çdo moment përtej këtij çasti është i gabuar sepse ka ikur momenti ai është në kufijë. Megjithatë këto janë veprime mekanike. Përfaqësuesi i Policisë së Shtetit e deklaroi se ka një hetim administrativ për të verifikuar se pse nuk ka dalë alerti. Thelbi nuk qëndron këtu. Policia kryen veprime mekanike që do të thotë se është e detyruar të zbatojë një vendim të gjykatës të formës së prerë, i cili është iniciuar në bazë të një hetimi nga Prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi penal nga një person që pretendon se është i dëmtuar ekonomikisht. Ndërkohë, ne kemi një praktikë të unifikuar gjyjqësore shqiptare, kemi edhe vendimin e unifikuar të Gjykatës së Lartë sa i takon marrëdhënieve të detyrimeve mes individëve. Në momentet që kanë dokumente, deklarata, kontrata dhe fatura që njohin marrëdhënien mes tyre… Pra kush ka të drejtë, sa duhet të paguajë, si duhet të paguajë, këtë  zgjidh Gjykata Civile, jo Penale. Këtu nuk mund të flasim më për element të mashtrimit. Këtu Prokuroria del nga roli i saj.

Duma: Pra ti thua që është qartësisht një marrëdhënie mes palësh që mund të veprohej me përmbarim?

Shehaj: Është tërësisht një marrëdhënie civile. Sapo shfaqët një vendim të Gjykatës së Tiranës që vjen nga dhoma civile, s’ka lidhje fare dhoma penale, ku tëto marrëdhënie… dhe flasim edhe për vlera më të larta 50-100 mijë euro, s’ka lidhje 6 mijë euro…

Duma: Vendimi është 23/02/2022 dhe edhe në vitin 2022 këta nuk e dinin që Liami nuk ishte shtetas shqiptar që e kishte lënë që në 2019-ën nënshtetësinë shqiptare?

Bezat: Po, tre vite me vonesë. Ne kemi parë çudira sepse nuk është hera e parë që në SPAK shohim një Prokurori Speciale që shpall në kërkim të vdekurit.

Duma: Shpalljen e të pandehurit fajtor dhe dënimin me 2 vjet e 6 muaj burgim. Çfarë ka ndodhur?

Shehaj: Çfarë ka ndodhur? Realisht as unë nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur. Jemi në një situatë ku dalin tërësisht kundër praktikës gjyjqësore dhe vendimeve unifikuese të gjykatës së lartë. Ky është një handikap të madh, dhe e meta ka filluar që nga Prokuroria sepse procedurat që janë ndjekur për rastin e Liamit janë të ngjashme për çdo shtetas shqiptar. Ndërkohë, më 9 shtator 2019 Liamit me dekret të Presidentit të Republikës i është hequr shtetësia shqiptare me kërkesën e tij.

Duma: Me çfarë identiteti është gjykuar ai?

Shehaj: Është gjykuar sërish me identitetin Liam Osmani, me numër pasaporte atë që dilte në sistemin TIMS, që ishte pasaporta shqiptare.

Duma: Nga pikëpamja juridike, ky vendim duhet të bjerë poshtë përsakohë është hetuar mbi një individ me një identitet që nuk ekziston në Shqipëri?

Shehaj: Nga pikëpamja juridike ky vendim duhet të rishikohet në tërësinë e tij për dy arsye: Së pari sepse është hetuar, gjykuar dhe dënuar në mungesë dhe e dyta sepse nuk është konstatuar në asnjë moment që personi është shtetas i huaj, jo shqiptar. Të gjitha veprimet proceduriale për njoftimin e tij janë kryer mbi bazën e legjislacionit shqiptar për shtetasit shqiptar, duke i dërguar njoftimet në adresën ku ai banonte. Mirëpo, në momentin që çregjistrohet nga gjendja civile ai nuk ka më adresë banimi në Republikën e Shqipërisë. Ai është shtetas gjerman dhe të gjithë veprimet duhet të bëheshin përmes autoriteteve përkatëse…

Duma: …ambasadës, konsullatës…

Shehaj: …ndihmës së ndërsjelltë juridike mes shteteve. Pra, prokuroria duhej ti referohej Ministrisë së Drejtësisë në Gjermani për të përcaktuar se ku është adresa dhe atje përcilleshin njoftimet për këtë proces.

Top Channel