Turistët gjejnë trupin e vdekur në mal, por rezultoi të ishte burri 5,300-vjeçar (fotot)

04/03/2024 17:18

Dy turistë kanë bërë një prej zbulimeve më të mëdha arkeologjike pasi hasën në një trup njeriu gjatë një ekskursioni malor, i cili qëlloi të ishte në fakt nje burrë 5,300 vjeçar.

Zbulimi monumental është nga më të mëdhenjtë në arkeologjinë e akullit dhe tashmë njihet si Ötzi, ose Njeriu i Akullit.

Ai njihet gjithashtu si mumja më e vjetër e gjetur në akull dhe ka sjellë informacione të sakta për evropianët e epokës së bakrit.

Ötzi është gjetur më 19 shtator 1991 nga dy turistë gjermanë në një ekskursion në Tisenjoch ne alpet Ötztal, në veri të Italisë.

Çifti Helmut e Erika Simon, besonin fillimisht se kishin gjetur një alpinist të kishte humbur jetën së fundmi por u habitën kur mësuan të vërtetën.

Kur ata tentuan ta merrnin trupin, panë se ishte i ngrirë në akull nga mesi e poshtë.

Arkeologët kërkuan tre ditë për të rikuperuar trupin dhe më pas përcaktuan se ishte me shume se 4000 vjet i vjetër, duke parë tipologjinë e sëpatës së tij, që u gjet mes disa objekteve të tjera personale.

Shkencëtarët besojnë se për të ardhur deri në kohët tona trupi është mbuluar nga dëbora pak pas vdekjes së Ötzi duke bërë që ai të ruhej me kalbëzim minimal.

Pas zbulimit hetimet i drejtuan nga arkeologu Konrad Spindler i cili nisi të formonte dhe teorinë e asaj që mund t’i kishte ndodhur ‘Njeriut të Akullit’.

Teoria e katastrofës sipas Spindler, sugjeronte se Ötzi kishte ardhur në vendndodhjen malore nga jugu në pranverë.

Ai m pas kishte pësuar një aksident të dhunshëm ku i ishin dëmtuar pajisjet e ti pa patur kohë t’i riparonte.

Rrjedhimisht ai kishte vdekur në kalimin e thatë që më pas ishte përfshirë nga reshjet e dëborës, teksa kjo e fundit bëri të ruhej trupi i tij.

Ka ende debate nëse Ötzi vdiq prej vështirësisë së motit apo është vrarë, sipas një zbulimi të 2003 kur një majë shigjete u zbulua në shpatullën e tij.

Ötzi mbahet tashmë në një dhomë frigoriferike në muzeumin e Bolzano, Itali, ku turistët mund të zbulojnë historinë e njeriut më të vjetër të ruajtur në akull në Evropë.

FOTO GALERI
1/3
Shkencëtarët besojnë se për të ardhur deri në kohët tona trupi është mbuluar nga dëbora pak pas vdekjes së Ötzi

Top Channel