SHBA-ja godet kartelin meksikan, zbulohet plani për të blerë armë në Çeki dhe për të luftuar me bandat rivale
Gazi sapo ka dalë nga shtëpia më famshme në Shqipëri, është intervistuar nga Ronaldo Sharka, i cili i ka bërë disa pyetje pikante.
I pyetur se nëse çiftet e krijuara kanë kryer marrëdhënie seksuale, Gazi shprehet se “nuk e beson një gjë të tillë”. Ndërsa i pyetur nëse Luiz Ejlli e ka mbështetur atë gjatë qëndrimit në BBV, Gazi shprehet se nuk e di, por dhe “nuk ishte nevoja që ta mbështeste”.
Ronaldo Sharka: Gazmend Ujkashi vitin e kaluar ju keni suportuar shumë Luiz Ejllin në BBV. Mendon se këtë vit ta ka kthyer reston?
Gazi: Nuk e di, edhe nuk ka nevojë të ma kthejë, unë e kam bërë për simpantinë dhe lojën që ka bërë. Them që ai është një lojtar goxha perfekt.
Ronaldo Sharka: Në shtëpi janë tre çifte dhe tashmë ju ishin aty afër dhe e kuptonit më mirë situatën. Ka patur marrëdhënie seksuale brenda BBV?
Gazi: Jo nuk besoj. Aty do bëhen pesë çifte sipas llogarisë sime, prandaj nuk ia vlente më të rija aty.
Ronaldo Sharka: Kush janë të tjerët?
Gazi: Një është ai djali i ri (Silvi) me Erjolën. I kam parë dhe vetë edhe Sara Karaj nuk rri vetëm pa gjetur dikë atje. Unë një burrë 60-vjeçar nuk kam çfarë bëj më aty.
Top Channel