Baza ajrore taktike e NATO-s, inaugurohet këtë të hënë në Kuçovë.

Në ceremoninë, që do të nisë në orën 10:30, pritet të marrin fjalën ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major, Arben Kingji, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane, David Wisner, ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, ministri Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe presidenti Bajram Begaj.

Sipas kryeministrit Edi Rama, Baza Ajrore Taktike e NATO-s do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA