Gazetarja e NBC tregon si u gënjye nga ‘super-kirurgu’ që i premtoi se ‘do t’i martonte Papa’ dhe se ‘Elton John do të këndonte në dasëm’ (fotot)

04/03/2024 15:39

Në pamje të parë Dr Paolo Macchiarini dukej burri më i dëshiruar nga gratë, i njohur ndryshe si ‘super kirurgu’, me simpati natyrale për pacientët e tij.

Prandaj gazetarja e njohur e rrjetit amerikan NBC Benita Alexander, e intervistoi atë në 2013, mbi çështjet e “mjekësisë gjenerative”.

“Ne thonim se ishte si një sozi e George Clooney por me shije ndërkombëtare pasi fliste disa gjuhë dhe udhëtonte në të gjithë botën me punën e tij, ishte impresionues e intrigues”, thotë  Benita.

Dhe në fakt ai qe aq karizmatik sa romanca e të dyve u zhvillua shpejt brenda disa muajsh dhe ata u fejuan.

Por në një kthesë të papritur në stil telenovelash , Macchiarini u demaskua si një fantazist që gënjente per kredencialet e kualifikimeve te tij, me një seri personazhesh në bagazh përfshi princeshën Diana apo dhe Papën.

“Nuk e njihja më burrin që kisha pranë në krevat”, thotë Benita, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme me gënjeshtrat e doktorit ‘të mrekullueshëm’, shkruan rrjeti DailyMail.

Por megjithë zemrën e thyer, ajo mësoi se ishte një nga viktimat më me fat të doktorit, i cili që shpallur fajtor për gabime shkencore në kërkimet e tij deh ne operacionet e transplanteve ne trake.

“Kalova dhimbje të madhe e turpërim, por dua të tregoj historinë e tij që ata që kanë humbur jetën të kenë njëfarë drejtësie”.

Vitin e kaluar ajo ishte protagoniste e dokumentarit të krimit, “Kirurgu i keq: dashuri nën bisturi”.

57 vjeçarja Benita mbahet me një pamje dinjitoze teksa flet nga shtëpia në New York, teksa ajo që dukej si gazetarja e ashpër investigative ishte e fundit që pritej të bonte pre e mashtrimit romantik të Macchiarini.

Benita tregon se kur u njoh me Macchiarini, asokohe 54 vjeçe ishte në një pikë të ulët të jetës së saj, teksa bashkëshorti John, ishte diagnostikuar me kancer dhe ajo duhet të përgatiste të bijën për vdekjen e tij të mundshme.

Ajo kujton: “Unë isha e hutuar por nuk e dija se mashtruesit e njohin dobësinë e dikujt”, thotë gruaja. Ai ishte një dëgjues i mirë dhe pasi vdiq bashkëshorti i saj lidhja e tyre u zyrtarizua.

“Ai më çoi në Venecia dhe me hutoi me fjalët e tij, ishte si një romancë me steriodë. Më çonte në dyqane për blerje ekstravagante dhe më thoshte se më donte”.

Por më pas një nga pacientet e tij humbi jetën. Benita mësoi për dy-vjeçaren Hannah Warren e cila ishte operuar në trake nga doktori, dhe u trondit nga vdekja.

Burri i propozoi Benita duke i thënë se ishte ndarë nga gruaja e mëparshme ndërsa më vonë pretendonte se ishte pjesë e një “rrjeti klandestin doktorësh që kujdeseshin për klientë VIP si familja Obama, Clinton apo perandori Akihito i Japonisë”.

“Tingëllonte pak qesharake por e pranova meqënëse ai njihej si ‘super-kirurgu”, pranon Benita.

Martesa e çiftit u caktua në korrik 2015, në Rome, ndërsa Macchiarini i tha të fejuarës se kishte qenë doktori personal i Papa Françeskut prandaj për t’i kthyer favorin ai do të vinte të merrte pjesë.

Në vijim të gënjeshtrave të ‘super kirurgut’, doktori i thoshte gruas se në dasëm do të merrnin pjesë familja Obama, Clinton e Vladimir Putin (pasi Macchiarini kishte lidhje pune në Rusi), e gjithashtu çifti Beckham, Russell Crowe, ndërsa Elton John e Andrea Bocelli do të këndonin.

Por Benita thotë se duhet të kujdesej vetëm për ftesat dhe fustanin kështu që shpenzoi 8,000 dollarë për 300 ftesa dhe 40,000 për katër fustabe.

Por në nëntor 2014, New York Times shkroi për akuzat e shkeljeve profesionale të Macchiarini dhe të tjera sinjale po tregonin per gënjeshtrat e tij.

Kur ajo kërkoi shpjegime për mospërputhjet Macchiarini i tha: “Rrjeti sekret i doktorëve ku unë marr pjesë, drejtohet nga CIA.’

Benita anuloi martesën dhe zbuloi se familja e tij jetonte në Barcelonë dhe ai ishte ende i martuar.

Në dokumentar tregohet se si tre pacientë që kishte operuar Macchiarini në trake kishin humbur jetën, ndërsa të tjerë kishin mbetur në dhimbje të rënda.

“Vetëm një person që mori transplantin e trakesë është gjallë dhe e ka hequr tashmë./Daily Mail./

FOTO GALERI
2/3
Por në një kthesë të papritur në stil telenovelash , Macchiarini u demaskua si një fantazist që gënjente per kredencialet e kualifikimeve te tij, me një seri personazhesh në bagazh përfshi princeshën Diana apo dhe Papën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA