FOTOT/ Flamur Noka në aksion, i vendos pankartën Spiropalit. Nga reagimi i ministres te përplasja me efektivin e Gardës dhe deputetin e PS

04/03/2024 22:18

Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka ishte me skenar të njëjtë edhe në seancën e sotme plenare.

Noka u përplas me disa efektivë të gardës në përpjekje për të shkuar në krahun e deputetëve të maxhorancës dhe në një moment u afrua te deputeti Vullnet Sinaj për t’i vendosur zhurmuesin me qëllim që të mos mbante fjalimin e tij.

Ai shkoi edhe para ministres Elisa Spiropali, ku i vendosi para pankartën “Gjykatat janë për drejtësinë, jo për miqësi politike”.

Këtë veprim të deputetit Noka, Spiropali e mori me sportivitet, duke e mbajtur vetë pankartën para saj.

FOTO GALERI
9/29

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA