25/11 17:46
Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka ishte me skenar të njëjtë edhe në seancën e sotme plenare.
Noka u përplas me disa efektivë të gardës në përpjekje për të shkuar në krahun e deputetëve të maxhorancës dhe në një moment u afrua te deputeti Vullnet Sinaj për t’i vendosur zhurmuesin me qëllim që të mos mbante fjalimin e tij.
Ai shkoi edhe para ministres Elisa Spiropali, ku i vendosi para pankartën “Gjykatat janë për drejtësinë, jo për miqësi politike”.
Këtë veprim të deputetit Noka, Spiropali e mori me sportivitet, duke e mbajtur vetë pankartën para saj.
Top Channel