Chiara Ferragni konfirmon ndarjen nga Fedez: Bota ime u shemb kur…

04/03/2024 13:33

Së fundmi blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni ka dhënë një intervistë për “Che tempo che fa” dhe ndër të tjera ka folur për herë të parë për krizën në marrëdhënien e saj me Fedez.

Teksa hyn në studio e përlotur, bukuroshja shprehet se ka kaluar një periudhë të vështirë dhe se po përjeton krizë në marrëdhënie.

“Kanë qenë dy muaj e gjysmë të vështirë në të cilët u gjenda në qendër të një valë urrejtjeje. Kur të gjithë janë aty duke të sulmuar, ndihesh e pamposhtur. Bota ime u shemb. Kriza mes meje dhe Fedez është reale. Gjithmonë mendohet se jam stratege, por nuk është kështu, fatkeqësisht nuk është strategji. Do të doja të ishte. Ne flasim me Fedez, jemi dy njerëz të rritur që e duam njëri-tjetrin. Kemi pasur edhe kriza të tjera, por kjo është më e fortë se të tjerat. Të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Në lidhje me bamirësinë, Ferragni pranon se ka bërë një gabim:

“Gjithçka ndryshoi më 15 dhjetor, bota ime u shemb. Unë nuk jam plotësisht e idesë që bamirësia duhet të bëhet në mënyrë private, bamirësia kur bëhet në mënyrë të përbashkët mund të krijojë një rrjet, mund të bëhet më e madhe. Por nëse këtu ndodhi një gabim, unë do të kthej gjithçka, kërkoj falje dhe nuk do të kryej më operacione të këtij lloji“-tha Chiara.

Historia e dashurisë mes Chiara Ferragni dhe Fedez filloi të lëkundet një vit më parë. Në Sanremo, ku ajo kishte dalë në skenë si protagoniste përkrah Amadeus-it, Fedez tërhoqi vëmendjen me puthjen ndaj Rosa Chemical. Ajo natë dha shenjat e para të një marrëdhënieje që po krisej. Për çiftin pasuan muaj të vështirë, përfshirë problemet shëndetësore të Fedez. Ajo që i dha goditje të fortë marrëdhënies së tyre, duket se ka qenë skandali i panetoneve. Chiara Ferragni e gjeti veten në vështirësi, Fedez u përpoq ta ndihmonte, por ndoshta në një mënyrë që fansave nuk i pëlqeu.

FOTO GALERI
5/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA