Avionët ushtarakë italianë inaugurojnë bazën e Kuçovës, demonstrime edhe nga helikopterët Black Hawk

04/03/2024 11:31

Hapja e bazës ajrore taktike në Kuçovë u mbyll me një shfaqje nga helikopterët Black Hawk, që u ndoq nga të pranishmit.

Avionët F16 dhe F35, të ardhur nga Italia, dhuruan spektakël mbi qiellin e Kuçovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, morën pjesë krerët më të lartë të shtetit dhe zyrtarë të aleancës e vendeve anëtare. Sipas kryeministrit Edi Rama, kjo bazë do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitin 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90. Pas rikonstruksionit të bazës së Kuçovës, Qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkoi që të procedohet sa më shpejt në lidhje me aplikimin e Shqipërisë për ta bashkëfinancuar me NATO-n rikonstruksionin e bazës së re detare në Porto Romano.

FOTO GALERI
23/58

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA