Mamaja i kërkon falje në letër, Lisi i emocionuar bën deklaratën e papritur: Të dua, po ikë tani…

03/03/2024 11:00

Lisi i ftuar në emisionin “S’e luan topi” është emocionuar nga letra që i na shkruar e ëma.

Ajo shprehet krenar për djalin që ka rritur dhe i kërkon falje që nuk ia ka plotësuar ëndrrën e tij për të vazhduar studimet në aktërim, për shkak të problemeve ekonomike që kanë pasur në atë kohë. Lisi i cili thotë se nuk është shumë tip që shprehet, i thotë para kamerave të ëmës se “e do shumë”.

Lisi: Ajo është heroina e asaj shtëpie sepse ka rritur tre burra, ka mbajtur tre burra, ka ushqyer tre burra, ka larë tre burra dhe pse sot jemi në moshë madhore, ajo vazhdon akoma na trajton të paktën, të treve si fëmijë. Ajo e di që unë e dua. “E moj se të dua, por ik tani” Do të të tregoj një sekret familjar. Jemi një familje që vdesim për njëri-tjetrin, por nuk puthemi kurrë me njëri-tjetrin. Ajo e di që ne jemi shumë të puthshëm me njëri-tjetrin, por e kemi këtë, unë nuk dua të tregoj emocione. E di që është gjë e keqe.

Top Channel