“Doja ta fitoja! Dukesha si i hutuar, por…”, pas eliminimit të ‘beftë’ nga shtëpia, Lisi rrëfen ‘pishmanin’ që i mbeti nga “Big Brother”

03/03/2024 12:52

Elvis Myrtaj, ose Lisi siç e njohim të gjithë, zemrat e publikut i rrëmbeu që në ditën e parë në “Big Brother”, me humorin dhe thjeshtësinë e tij.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, ai e nisi intervistën me batuta, duke thënë që ka një ‘pishman’ nga dhoma e rrëfimit në “Big Brother”, se nuk është shtrirë asnjëherë, duke u shtrirë më pas në kolltukun e studios.

Ai u shpreh më pas se i erdhi keq që doli aq shpejt nga loja, pasi donte ta fitonte.

“Doja të rrija dhe pak që në fund ta fitoja me thënë të drejtën, e kam këtë merakun që nga parashikimet më doli Kutia e Pandorës. Aty kur e pash i thash dhe Romeos që ‘ika’. Nëse nuk do ishte Kutia e Pandorës, do shkoja deri në finale, sepse kisha bërë kalkulimet e mia… dukesha si i hutuar , por i vëzhgoja pika e forta dhe të dobëta të banorëve”, u shpreh ai.

Top Channel