Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tre ura Garbjan.

Një endacak, i quajtur Flamur Merzhegu, është përplasur nga një mjet, që pas goditjes ka ikur nga vendngjarja. I aksidentuari, rreth të 60-tave, është transportuar në spital për të marrë ndihmë, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në vendngjarje, po punon për identifikimin e mjetit. Dyshohet se mund të ketë qenë furgon, nga pjesët që kanë ngelur në vendngjarje.

Merzhegu çdo ditë ishte në rrugë, duke mbledhur kanaçe.

Top Channel