“I liroja dhomën që të sillte femra”, miqtë e aktorit Ardian Cerga rrëfejnë ‘bëmat’ e tij në 1980: Kishim krevat marinari, por ai…

02/03/2024 09:53

Ardian Cerga, shkrimtari dhe aktori i njohur, ka zgjedhur që përjetimet dhe kujtimet e tij nga regjimi t’i memorizojë përgjithmonë në një libër, të titulluar “Kohë të harruara”.

I ftuar në “Shqipëria Live” ai ka folur më shumë për këtë libër dhe kujtimet e viteve 1980, kohë kur regjimi e emëroi si një aktor teatri në Berat, ku nuk kishte një teatër. Përveç vuajtjeve të kaluara në këtë qytet, në moshën më të bukur, Nani siç i flisnin të gjithë, ka pasur edhe momente ‘interesante’.

Të ftuar në këtë emision ishin në emision ishin edhe miqtë e tij Ilir Demalia dhe Çim Daja, me të cilin ndau vitet e rinisë dhe ‘eksperiencën’ në Berat.

“Më Çimin kemi qenë shokë që në shkollë dhe më pas në institutin e Arteve dhe më pas bashkë në Berat. Dhe Iliri dhe Syçi, se kështu i thërrisja në rini, ishim brez i humbur. Ne jetuam një luftë që nuk kishte bomba, por dënime me vdekje. Deri në absurditet që t’i nuk kishe të drejtë të mendoje dhe jo më të shpreheshit.  Qe fat i madh për mua që pata Çimin dhe ngushëllonim njëri0tjetrin dhe me gjëra fare të thjeshta”, tha Cerga.

Ndërkohë, Daja rrëfen edhe anën tjetër të Cergës, si një djalë që aso kohe nuk i mungonin eksperiencat  me femrat. Ai tregon si i lironte dhomën, edhe pse fare e vogël, që Nani të sillte të dashurën e tij aty. Skenat e ‘kënaqësisë’ zhvilloheshin në një dhomë me përmasa 2.5 X 2.9 metra, sipër krevateve të marinarëve, që “Nëna Parti” i kishte mundësuar për të “futur kokën”.

“Kishim miq në krah, ishte një dhomë tjetër që ishte një djalosh, i cili studionte për tekstil he kur kishte probleme të tilla, kur ishte me një femër Ardiani, unë shkoja atje”, rrëfen Daja me humor.

Top Channel