25/11 08:19
Futbollisti i njohur Eroz Grezda dhe partnerja e tij Ajsel Abazi, duket se po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre.
Një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga çifti, por nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Madje, po të hedhim një sy në rrjetet e tyre sociale, Grezda dhe Abazi i kanë fshirë fotot e përbashkëta.
Ende nuk dihet arsyeja që ka shkaktuar këtë krisje mes çiftit. Ata u martuan në fshehtësi të plotë në janar të vitit 2023, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë.
Çifti solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian.
Top Channel