Vllaznia fitoi 3-1 klasiken e futbollit shqiptar përballë Tiranës, ndërkohë që Teuta mposhti 3-0 Erzenin në derbi.

Atmosferë e shkëlqyer në “Loro Boriçi” dhe Vllaznia në formë fantastike.

GOLI I PARË I VLLAZNISË

21:27/ Skuadra shkodrane dominoi bardheblutë dhe tashmë e sheh vendin e parë vetëm 4 pikë larg. Kroati Marko Juric nisi festën kuqeblu, teksa kapiteni Bekim Balaj shënoi një dygolësh.

GOLI I DYTË I VLLAZNISË

45:00+1/ Dobët Tirana, që realizoi golin e nderit me anë të Dijar Nikqit. Vetëm dy pikë kanë grumbulluar 26 herë kampionët e Shqipërisë në katër takimet e fundit në kampionat.

GOLI I TIRANËS

77:11/ Vazhdon momenti i mrekullueshëm për Vllazninë. Skuadra e Qatip Osmanit regjistroi fitoren e katërt radhazi në Superiore, teksa nuk humbet prej 11 ndeshjesh (9 fitore + 2 barazime).

GOLI I TRETË I VLLAZNISË

79:10/ Tri pikë jetike për Teutën, që iu fal golave të Matias Llocit, Ledio Beqjes dhe Klejdi Dacit për të thyer Erzenin. Rezultat që solli “rokadën” në renditje mes këtyre dy skuadrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA