Kontrolle të befasishme nga Policia e Vlorës për persona në kërkim, apo dhe makina me xhama të zinj dhe të dyshuara.

Pasditen e sotme disa punonjës se policisë së Vlorës të veshur civilë kanë ndaluar një makinë tip “Golf” ku udhëtonte një person.

Pasi i kanë bllokuar rrugën punonjësit e policisë e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë kontrolluar në trup, dhe më pas është ushtruar kontroll në makinën e personit të dyshuar.

Policia e Vlorës prej kohësh ka nxjerrë në terren punonjës civil për kontrolle të befasishme ndaj personave apo makinave të dyshuar që mbajnë armë zjarri apo lëndë narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA