Modelja rrëfen përse Leonardo DiCaprio ‘nuk shoqërohet me vajza më shumë se 25 vjeçe’ (fotot)

01/03/2024 17:16

Modelja erotike Hieke Konings thotë së fundmi se Leonardo DiCaprio i kishte dhene një përgjigje të çuditshme për pyetjes së përse nuk shoqërohet asnjëherë me vajza më shumë se 25 vjeçe.

49 vjecari DiCaprio, është mjaft i njohur në botë pas roleve në filma klasikë si ai i vitit 1996 Romeo + Juliet, dhe në rolin e Jack në Titaniku.

Disa dekada më vonë DiCaprio vijon të shokojë fansat me lidhjet e tij me femra nga më të habitshmet por ajo që bie në sy është se nuk është shoqëruar asnjëherë me vajzë më të vjetra se 25 vjeçe dhe kur të dashurat e tij arrinin këtë moshë, ai i ndante.

Në 2016, DiCaprio ishte lidhur me aktoren Nina Agdal, me të cilën u nda kur Agdal mbushi 25 vjeç.

Një tjetër lidhje e DiCaprio ishte me modelen Camila Morrone që përfundoi një muaj pasi ajo mbushi 25 vjeç.

Tashmë 22 vjeçarja Konings, ka rrëfyar se ka kaluar një mbrëmje në një klub privat me DiCaprio në Los Angeles.

Modelja që pozon për revistën Playboy, tha: “E pashë menjë bluzë të zezë në sallë dhe më vonë ai dërgoi dike për të më thënë se donte të fliste .”

Kështu që vajza shkoi në tavolinën e tij dhe përfitoi nga rasti ta pyeste përse nuk shoqërohej me vajza më shumë se 25 vjeçare.

Modelja thotë se DiCaprio pranoi fajin për këtë, por tha se kishte një arsye të veçantë, pa ia treguar.

Konings shtonte se ai i kishte kërkuar të qëndronin bashkë por i tha se “nuk e njihte mirë” dhe  DiCaprio kishte pranuar.

Por ajo shtonte se arsyeja e vertete qe nuk qëndroi me te ishte se iu duk “i plakur dhe i çuditshem”.

Nuk është e qartë se kur ka ndodhur ky takim i Konings me DiCaprio por kohët e fundit aktori është përfolur në një lidhje me modelen itlaiane Vittoria Ceretti – e cila është çuditërisht dhe ajo 25 vjeçe, që prej qershorit 2023.

DiCaprio e Ceretti janë parë së bashku në gusht në Santa Barbara SHBA, dhe më pas në baret e Ibiza në Spanjë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel