Dyer dhe orendi të rrëzuara në tokë, shikoni si e ka shkatërruar shtëpinë në Lushnjë shpërthimi i fuqishëm (Video)

01/03/2024 20:50

Top Channel ka siguruar pamjet e një banese e cila është shkatërruar nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në Lushnjë, që la të vdekur babë e bir dhe disa të tjerë të plagosur.

Dyert, dritaret dhe orenditë janë dëmtuar totalisht si pasojë e ngjarjes. Fuqia e shpërthimit ka shkulur dritaret dhe dyert, duke i hedhur në mes të banesës.

Në atë shtëpi jetonin tetë persona, të cilët kanë treguar se në momentin e shpërthimit kanë qenë në banesë.

Fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, asnjëri prej tyre, por e kanë ndjerë tronditjen e fortë.

Familjari tjetër ka deklaruar se janë dëmtuar edhe ndërtesa, kryesisht fasada e jashtme.

Top Channel